Kryeministri Rama ironi me kritikuesit: S’i kanë sytë në ballë
Kryeministri Edi Rama, si çdo mëngjes edhe sot ka ndarë një postim përshëndetës për ndjekësit e tij.
Këtë herë teksa sjell përmes një videoje investimet në një autombulance në Lezhë, kryeministri nuk kursen ironitë ndaj kritikuesve dhe kundërshtarëve të tij në politikë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2210866928965078/?t=0
“E kam të pamundur të mos dyshoj nëse i kanë a jo sytë në ballë”, shkruan Rama.
Postimi i plotë i Ramës
MIRËMËNGJES
dhe duke ju rrëfyer se kur thonë që shëndetësia ka shumë probleme, më duket gjëja më normale, po ama kur thonë që s’ka ndryshim e kam të pamundur të mos dyshoj nëse i kanë a jo sytë në balle, ju uroj një javë të mbarë
KOHA JONË SONDAZH

