FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama, vizitë 2-ditore në Suedi

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore në Suedi, me ftesë të homologut të tij Stefan Lofven.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri do të marrë pjesë në panelin e nivelit të lartë të konferencës Qeverisje Progresive dhe do të ketë takime të veçanta me homologun Lofven dhe kryetarin e Parlamentit të Suedisë.

Gjithashtu, në bashkëpunim me grupin JKL, të kryesuar nga ish-kryeministri Goran Pearsson, Rama do të lançojë partneritetin shqiptaro-suedez në fushën e investimeve, nëpermjet krijimit të Keshillit të Investimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Ekonomi, që shoqëron shefin e qeverisë shqiptare në këtë vizitë, do të ketë një takim të veçantë me ministrin e Ekonomisë dhe Inovacionit, në kuadrin e forumit të madh ekonomik Shqipëri-Suedi që do të mbahet në vjeshtë në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?