Kryeministri shkaku i tensionit shoqëror shpërthyes dhe pabarazisë kriminale!

Nga Petrit Vasili

Kryeministri shkaku i tensionit shoqëror shpërthyes dhe pabarazisë kriminale!

Një tension shoqëror shpërthyes e në rritje të pandalshme po përjetohet në çdo çast të jetës së shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pabarazia ligjore ekstreme si pasojë e një drejtësie egërsisht të verbër dhe hakmarrëse ndaj qytetarit të thjeshtë dhe që siguron pandëshkueshmëri të blinduar për kryeministrin dhe qeverinë është një realitet dramatik si kurrë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skandalet korruptive të tmerrshme si tek Unaza e Re, apo koncesionet grabitqare të rrugëve, apo tenderat në OST, apo korrupsioni në duart e një grushti oligarkësh, si dhe shkelje të tmerrshme të Kushtetutës, siç që rasti i Tatimit mbi Dividentin, ku askush nuk ndëshkohet, janë skandale që rrisin thekshëm tensionin shoqëror.

Dalja në shesh e bashkëpunimit të qeverisë me grupet kriminale për grabitjen e votës dhe mos hetimi e ndëshkimi i rreptë i pushtetarëve të përfshirë në të, janë prova të një pabarazie të egër antiqytetare.

Trajtimi policor dhe burgosja e qytetarëve të thjeshtë për vepra e shkelje qesharake është dëshmi i një pabarazie që zemëron dhe indinjon në ekstrem qytetarët e thjeshtë.

Qytetarë që humbasin punën për një postim në facebookun e tyre personal, ndërkohë që kryeministri i bën thirrje policisë të bëjë fushatë elektorale pa u dënuar, sepse gjoja kërkon falje në facebook, janë prova të një pabarazie pa kufi.

Kryeministri dhe qeveria, të privilegjuar nga një reformë në drejtësi të kapur prej tyre, janë të paprekshëm, ndërsa qytetarët e thjeshtë janë më të pambrojtur se kurrë nga ligji.

Prona, liria e fjalës, liria e biznesit, konkurenca e ndershme, e drejta e protestës, e drejta e arsimimit, e drejta për kujdes shëndetësor kanë marrë një goditje shumë të rëndë për shkak të pabarazisë së një qeverie, që po i rrëmben e përvetëson dita-ditës këto liri dhe të drejta.

Kjo pabarazi shpërthyese më shumë se kurrë ka vetëm një fajtor: Kryeministrin.

Revolta e qytetarëve të thjeshtë për largimin e këtij kryeministri është çlirimi i Shqipërisë nga kjo pabarazi kriminale, irrituese dhe të poshtër, që zhbën demokracinë në interes vetëm të një njeriu.

Pabarazia duhet zgjidhur sot nesër do të jetë shumë vonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?