Kryetari i KLP-së pret prokuroren kroate: SPAK, themel i paanshmërisë

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka pritur këtë të mërkurë në një takim zyrtar prokuroren speciale të USKOK, Tamar Laptosh.

Ibrahimi i ka cilësuar praktikat në vendet si Kroacia pika referimi për funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri e më tej ka shprehur vlerësimin dhe mirëpritjen e KLP-së ndaj eksperiencës së Laptosh-it.

Ai është shprehur më tej ngritja e SPAK sipas standardeve ndërkombëtare, është prioritet i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurorja speciale e USKOK, Tamar Laptosh e e cilësoi procesin e përzgjedhjes cilësore të SPAK themel të paanshmërisë dhe integritetit e më tej theksoi se SPAK duhet ta mbështesë punën e tij mbi procese pro aktive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?