FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryevlerësuesi i kandidatëve konservatorë në Britani mbështet procesin e zgjedhjeve në PD

Kryetari i Panelit të Përzgjedhjes së Kandidatëve në Partinë Konservatore në pushtet në Britaninë e Madhe, David Jones ka vlerësuar procesin e Partisë Demokratike për zgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia.

Jones përmes një mesazhi në Twitter vlerëson efektet e vendimit të marrë nga PD.

“Urimet më të mira për Partinë Demokratike të Shqipërisë në ushtrimin më të madh demokratik që është bërë ndonjëherë në Shqipëri për mënyrën sesi zgjidhen kandidatët. Jam shumë i kënaqur që pata një rol bashkë me Partinë Konservatore dhe mbështetjen e Institutit Ndërkombëtar Republikan me Thibault Muzergues”- shprehet kreu i strukturës përgjegjëse për zgjedhjen e kandidatëve konservatorë britanikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thibault Muzergues, të cilit ai i referohet, është Drejtori i Programit për Europën pranë Institutit Republikan Amerikan të Partisë Republikane në SHBA. Kujtojmë se një ditë më parë ata vlerësuan procesin e zgjedhjeve të nisur nga kryetari Lulzim Basha dhe PD, duke e cilësuar si një hap të madh e të guximshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?