FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KSA, Bylykbashi për zgjedhjet: U derdhën 5 mln euro, Tahiri…

Në ditën e dytë të punimeve të sesionit të 12 të Komitetit të Stabilizim-Asociimit, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se “20% e votuesve kanë marrë para në këmbim të votës, ndërsa punonjësit e administratës janë vënë nën presion dhe OSBE/ODIHR ka kërkuar të merren masa për shitblerjen e votës.

”Nga përgjigjet për çështjen Tahiri ka rezultuar se janë dhënë 5 milionë euro për shitblerjen e votave. Krimi është përfshirë në zgjedhje. Ndaj duhet konsensus për reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore nuk duhet t’i ngjajë asaj në drejtësi”.

Deputetja e PS, Vasilika Hysi, nuk mohoi, por tha se ”ka pasur ashpërsim të vendimeve për shitblerjen e votës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, deputetja e LSI, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, vërejti “duhet një reformë zgjedhore që t’i zgjidhë të zgjidhë të gjitha problemet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?