Kthimi i dekreteve të Presidentit, Spahiu: Socialistët, hajdutë fondesh

Nga Përparim Spahiu: 

Argumenti bazë i dektreteve të Presidentit për kthimin e kontratave konçensionare/PPP, ishte akuza direkte për vjedhje në shuma të mëdha të fondeve publike.

16,784,906 euro për kontratën Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat dhe

Swiss Digital Desktop Reklama

52,165,040 euro për kontratën Milot – Balldren.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra, nuk po diskutojmë më kosto oportune, a ishte më mirë që keto para të shpenzoheshin në këto projekte apo diku tjetër dhe, as mungesën e një procesi konkurativ, ku për të njëjtën punë, kompani të tjera, mund të ofronin çmime më të ulëta.

Kujtoj dhe njëherë ri-tenderimin te Unaza, ku vetëm pse u përsërit gara, çmimi ishte 5 milion euro më pak.

Në të dy kontratat, çmimi i dakortësuar, është miliona euro më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vetë autoriteti kontraktor per konkurim.

Dy pyetje lindin sipas meje, e para:

A i shpeton HAJDUTET kalimi i dy kontratave me votë në Kuvend..???

Dhe e dyta:

A janë hajdutë fondesh dhe parlamentarët apo e votojnë thjeshtë se urdhërohen..???

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?