Kukan: Duhet të bindni Këshillin Europian për negociatat

Në kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, përgjatë dy ditëve po  zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë “Takimi i 12-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Bashkimi Evropian- Shqipëri.

Eurodeputeti Eduard Kukan u bëri thirrje partive politike në Shqipëri që të lënë pas ndasitë dhe të bëhen bashkë për hapjen e negociatave. Ai tha se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, por duhet lobim në të gjitha vendet anëtare të BE.

“E meritoni që të  hapen negociatat, madje duhet te kishin filluar. Ju duhen persona të kualifikuar për të bërë një ekip të fuqishëm të përgatitur. Është e domosdoshme për të qenë gati për të treguar se e meritoni. Ky proces do të ketë edhe shumë momente të vështira. Burokracitë janë të vështira dhe të lodhshme. Mund të fitoni kohën e humbur, por ju duhen përpjekjet nga i gjithë vendi nga të gjitha fushat. Por në radhë të parë duhet të bindim Këshillin, pasi nuk kam dyshim që komisioni do të propozojë hapjen e negociatave dhe parlamenti do e aprovojë. Çdo shtet anëtar mund ta prishë këtë vendimmarrje, ndaj duhet të jeni të vetëdijshëm, duhet të keni marrëdhënie të mira bilaterale. Ju duhen miq, kushdo ka nevojë për miq”, deklaroi Eduard Kukan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eurodeputeti shprehet optimist se Komisioni Europian do të propozojë çeljen e negociatave me Shqipërinë, por e gjitha, tha ai, është në dorë të Këshillit Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në radhë të parë na duhet të bindim këshillin. Nuk ka dyshim që Komisini do të propozojë hapjen e negociatave. Nuk kam dyshim që parlamenti do ta aporovojë por Këshilli e merr vendimin. Dhe siç është thënë se çdo shtet anëtar mund të prishë këtë vendimmjarrje. Mjafton një vend që ta hedhë poshtë këtë, ndaj duhet të jeni të vetëdijshëm për këtë gjë”- theksoi eurodeputeti.

Prandaj Kukan nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale me secilin vend anëtar të BE-së dhe rolin e grupit të miqve të Shqipërisë në këtë çështje.

“Është shumë e rëndësishme të keni marrëdhënie bilaterale të mira me secilin vend anëtar të BE. Dua t’ju kujtoj që grupi i miqve të Shqipërisë do të vendosin për të ardhmen tuaj.  Do ishin një ndihmesë e madhe për qëllimin tuaj”- theksoi Eduard Kukan.

Por çelja e negociatave nuk është fundi i një mundimi. Rruga më tej do të jetë me momente të vështira dhe truke dhe prandaj Kukan i cili ndodhet në Tiranë me pozicionin e anëtarit të delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të stabilizim Asociimit të Shqipërisë me BE jep disa këshilla.

“Shpresa duhet të përkthehet në veprime konkrete. Mbase është pak me vonesë dhe ju duhet të kishit filluar me këto negociata. Unë gjithnjë kam thënë që pas kësaj do të jetë edhe më e vështirë. Negociatat me çdo kapitull janë shumë më burokratike, shumë të lodhshme, por nuk mund të shmangen prandaj ju duhen personat e kualifikuar që të përbëjnë një ekip shumë të përgatitur. Është e domosdoshme të jeni të gatshëm për të ndjekur të gjithë argumentet që keni dhënë dhe që e meritoni këtë situatë. Do të ketë dhe shumë momente të vështira. Duhet të dini çfarë është e pranueshme për juve dhe nganjëherë të mos pranoni ofertën e parë që ju bëhet, flas nga eksperienca ime,  sepse do të ketë dhe truke rrugës. Do të jetë jo kaq e lehtë. Nëse të gjithë jeni të bindur se diçka është e mirë atëherë luftoni. Mos kërkoni vetëm kompromise. Këto janë negociata të vërteta. Të dy parterët duhet të jenë të kënaqur në negociata. Komisioni nuk dikton. Është e mundur të fitohet koha e humbur, por ju duhet përpjekje jo vetëm nga grupi negociator pro dhe në të gjitha fushat”- theksoi eurodeputeti Eduard Kukan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?