Kur do flasim? PD-ja përgjigjet për ftesën e Ramës

Kryeministri Edi Rama i bëri një ftesë publike liderit të opozitës Lulzim Basha, për t’u ulur në bisedime për të zgjidhur krizën politike. Nga Samiti i Diasporës, Rama ju drejtua vetëm me një pyetje: I them kur do flasim?. Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu i ka kthyer një përgjigje kryeministrit.

“Sot Edi Rama i ka bërë një ftesë opozitës për të diskutuar, ku do të flasim? Ne do të flasim kur të anullosh projektin këtu te Unaza e Re, kur të ketë zgjedhje të lira, kur ti shkosh para drejtësisë, kur të veshë ato byzylykët. Kam edhe dicka për Knut Fleckenstein, ky ‘niçja’ jonë nuk është filozof, se mos e ke ngatërruar se ky i joni është trafikant. Në 5 mars do të jemi para parlamentit dhe ejani të përgatitur pasi kemi përballë kumbarin e krimit të organizuar. Ejani për ti dhënë atë që meriton atij parlamenti të drogës, vetëm ju e keni fuqinë për ti dhënë atë që meriton. Ejani për ta shkulur krimin e organizuar”,-deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?