Kusht i ri i opozitës, Basha: Arrestimi i pushtetarëve të PS
Nga selia blu, fill pas marshim përballë Parlamentit, kreu i PD-së, Lulzim Basha, bëri me dije kushtin e ri të opozitës politike, atë të arrestimit të funksionarëve të PS-së që dolën në përgjimet e gazetës gjermane ”Bild”, për vjedhjet e zgjedhjeve të 2017.
”Sonte me bekimin dhe kërkesën tuaj qënëdrimin tonë politik zgjidhjes së kësaj krizë me kushtin e panegociueshëm të largimit të Edi Ramës, të një qeverie tranzitore, një tjetër kusht I panegociueshem është arrestimi dhe dhe dërgimi para drejtësisë i hajdutëve të votav tuaja nga i pari te i fundit. Nuk ka paqe pa drejtësi. Nuk do të ketë në Shqipëri zgjedhje të lira, pa çuar hajdutët e zgjedhjeve. Dhe së fundmi, të arrestuarve dhe të burgosurve politikë të Edi Ramës, duka ti themi kufomës politikë të Edi Ramës, shumë shpejt do ta zëvendësoni Bardh Spahinë në qeli. Beteja do të vazhdojë ditë për ditë Rama ik”.
Protesta e 9-të kombëtare e opozitës së bashkuar u mbyll pa shënuar asnjë incident, duke shënuar protestën më madhështore, fakt që u veçua edhe nga kreu Basha dhe kryterja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha bëri mbylljen e saj nga selia blu duke ripërsëritur se zgjedhje nuk do të ketë.
KOHA JONË SONDAZH

