FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Kushtet skandaloze”, Rama nis ditën në Bërdicë (VIDEO)

Mëngjesin e kësaj të enjte, Edi Rama e ka nisur ditën me qendrën shëndetësore të rikonstruktuar në Bërdicë të Shkodrës.

Rama shkruan se përmes imazheve tregohet se transformimet e mëdha bëhen me një punë të mirë.

Në videon e postuar nga Rama, doktori i qendrës, Teuton Muzaka shprehej se kushtet më parë kanë qënë skandaloze. Pak ditë më parë, kjo qendër shëndetësore u inspektua edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

”Kemi krijuar një standard të ri shërbimi me përmirësimin e infrastrukturës në kujdesin shëndetësor parësor, një standard unik, siç është në këtë qendër shëndetësore në Bërdicë të Shkodrës, ashtu është në 80 qendrat e rehabilituara deri tani, pjesa e parë e programit tonë të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Vijojmë këtë vit me rehabilitimin dhe pajisjen e 100 qendrave të reja në të gjithë vendin”, deklaroi Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?