FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Le Iene”: Rrëzohet Teatri Kombëtar, Tirana në revoltë. “Rai Uno” nesër emision special për Shqipërinë

Emisioni më i ndjekur në Itali, “Le Iene” ka pasqyruar ngjarjet e kësaj të diele në Tiranë, që nisën me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe dhjetëra rastet e dhunës policore ndaj protestuesve që prej mëse dy vitesh mbronin godinën e Teatrit.

Emisioni investigativ italian thotë se buldozerët erdhën dhe e rrëzuan Teatrin Kombëtar në Tiranë, teksa shpërthyen protestat.
“Pas një beteje të gjatë dy vjeçare, Kryeministri shqiptar rrëzoi Teatri Kombëtar historik për të rindërtuar një të ri. “Nuk ishte godinë e rrezikshme”, thonë kundërshtarët që flasin për interesa të tjera që qëndrojnë pas vendimit”,– thuhet në videon e publikuar nga Le Iene.

Ndërkohë ditën e nesërme televizioi Rai Uno ka anoncuar një emision special për ngjarjet në Tiranë dhe shembjen e Teatrit Kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?