FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Letra e Ramës, Basha: Ta lexoj dhe më pas kthej përgjigje…sot

Lulzim Basha kërkoi të njihej njëherë me ftesën e Ramës për të kthyer përgjigje nëse do të pranojë apo jo zgjatjen e dorës së kreut të maxhorancës për dialog për reformën në drejtësi.

Në takimin me të rinjtë e Partisë Demokratike të ndaluar nga policia gjatë protestës për parkun e lojrave tek kodrat e Liqenit, Lulzim Basha u pyet nga gazetarët në lidhje me ftesën e Kryeministrit.

“Së pari më duhet ta lexoj njëherë letrën, pastaj të flas për të. Të lexoj letrën njëherë, pastaj do t’i kthej përgjigje. Brenda ditës do t’i kthej përgjigje”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha përsëriti thirrjet ndaj maxhorancës të plotësojë, ato që i quajti detyrime kushtetuese, duke iu referuar këtu dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të dy deputëtëve, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj, që opozita akuzon për shkelje të ligjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?