Letrat publike, Berisha: Rama fton për dialog duke vjellur vrerë ndaj kundërshtarit
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” në Tv Klan, foli për betejë përfundimtare për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Berisha komentoi letrat publike që kryeministri Rama i drejtoi kreut të opozitës Lulzim Basha.
“Letrat e Ramës janë të mbushur plot vrer ndaj kundërshtarit, ndaj në ato letra ai vjedh vrer ndaj kundërshtarit të cilin e fton për dialog.
Në letrat e tij ai thotë që është e mirë për vendin që opozita po zhduket. Ai është poshtërim për çdo opozitar që i qëndron në ballë Edi Ramës. Duke lexuar dy letrat e tij, ju do të gjeni është i vetmi shqiptar sot mbi tokë që nuk merr asnjë përgjegjësi për krizën e krijuar. Gjithçka e nxjerr te kundërshtari. Asnjëherë nuk mendon se ai nuk ka përgjegjësi. Çdo njeri e ka të qartë se çdo të thotë futjen e bandave në procesin zgjedhor. Por të shkruash letër duke nxjerrë gjithë vrerin te kundërshtarin, kësaj i thonë të ftosh duke nxjerrë vrer te kundërshtari. Ai i shpall luftë popullit opozitar. Ai tregon veten një pasardhës primitiv të etërve të tij. Thotë “ogur i mirë zhdukja e opozitës”. Ka trashëguar partinë terroriste të krimit që ka larë me gjak opozitën”, tha Berisha.
Duke komentuar letrën e Ramën drejtuar Bashës, ai e krahasoi me praktikat e Ramiz Alisë.
Berisha tha: Rama thotë unë quaj opozitën Organizatën e Rinisë, Bashkimet Profesionale, shikoni konceptin e tij për opozitën. Ajo letër është për tu hedhur në koshin e plehrave.
Ish-Kryeministri tha se “Letra e hapura janë praktikë marksiste leniniste”.
Ish-Kryeministri Berisha ka komentuar krahasimet e krizës së rëndë politike që po kalon sot vendi me atë të vitit 2007, kur Edi Rama refuzonte të hynte në zgjedhje për shkak të “cështjes së çerifikatave”.
Berisha shprehu bindjen e tij se “Në mënyrë absolute nuk do shkonte në zgjedhje pa opozitën”.
Berisha u shpreh më tej: “Edhe unë bejë a manovrat e mia por pa opozitën nuk shkoja në zgjedhje. Zgjedhjet nuk janë vetëm për qeverinë.
Në atë kohë isha i bindur që do i shtyja.
Ai i kërkonte për shkak të certifikatave. Partia Socialiste kishte 80 për qind të bashkive.
Sepse ndrysghe unë ndryshoja kursin e Shqipërisë. Kushtetetua është shumë e renëdishme por mbi themelet e saj është Kushtetuetshmëria.
Gjatë intervistës së tij në “Opinion”, ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se, gjatë gjithë jetës së tij politike nuk ka njohur një politikan të dytë si Edi Rama sa i përket qëndrimit ndaj votës.
“Ka patur me dhjetëra politikanë shqiptarë, por nuk kam njohur kurrë në jetën time një të dytë si Edi Rama. Ka një qëndrim të tillë ndaj votës që nuk e ka njeri. Ai thotë: “Shyqyr që nuk vijnë në zgjedhje”. Letra ka si kryefjalë këtë gjë. Ai i dorëzoi opozita mandatet? Në mënyrë të rrufeshme të nesërmen i çoi në KQZ. Edhe minutën e fundit të muajit tjetër nuk do ta bënte këtë gjë. Unë si kryeministër nuk do ti çoja. Jo për ta tërhequr zvarrë. Për të treguar para çdo shqiptari dhe para faktorit ndërkombëtar nevojën për kompromis”, u shpreh Berisha.
I pyetur se, “për çfarë mund të negociohet mes Ramës dhe Bashës?”, Berisha, duke iu bazuar deklaratës së sotme të deputetëve të CDU/CSU, u shpreh se asgjë nuk mund të përjashtohet nga tryeza e dialogut.
Ai u shpreh i bindur se, Lulzim Basha nuk ulet në tryezë me Ramën si kryeministër.
“Asgjë nuk është jashtë tryeze. Rama po thotë “zgjedhje më 30 qershor”. Dy frazat e tyre kanë një dimension të rëndësishëm: trajtimi i probleme serioze që ekzsitojnë. A ulet apo jo Lulzim Basha? Unë besoj që nuk ulet”, deklaroi ish-kryeministri
KOHA JONË SONDAZH

