FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lëvizja për Universitetin: Truprojat e Ramës përzunë studentët

Lëvizja për Universitetin ka reaguar pas takimit që kryeministri Rama dhe disa ministra të kabinetit të tij qeverisës kanë zhvilluar sot, për të komentuar paktin e ri të Universitetit dhe mënyrat sesi do vazhdojë bashkëpunimi mes ministrive përkatëse dhe fakulteteve.

Në një postim në rrjetet sociale, Lëvizja për Universitetin bën të ditur se studentë të Universitetit të Arteve kanë tentuar të hyjnë dhe të protestojnë në farsën që kryeministri dhe gjysma e qeverisë po zhvillonin te i ashtuquajturi teatër “Turbina”.

Por, sipas kësaj lëvizje përmes forcave policore dhe truprojave të pushtetarëve studentët janë penguar, si për ta përforcuar faktin që takimi i sotëm nuk ishte asgjë më shumë sesa një farsë që synon të gënjejë dhe përçajë studentët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Por ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi pa realizimin e plotë të kërkesave dhe rrëzimin e ligjit klientelist.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rezistenca vazhdon!

Studentët e bashkuar kanë për të fituar!”-përfundon postimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?