“Lexoni Kushetutën”, Manjani: Datën e zgjedhjeve e cakton vetëm Presidenti i Republikës
Pas polemikave nga ana e mazhorancës, lidhur me dekretin e ri të presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili cakton 13 tetorin si datën e re për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal, vjen reagimi i ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.
Teksa citon nenin 82 të Kushtetutës, Manjani shprehet se datën e zgjedhjeve në Shqipëri e cakton vetëm presidenti i republikës dhe askush tjetër.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Sa për informacion: Neni 92.gj, përcakton qartë se datën e zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë e cakton Presidenti i Republikës.
Askush tjetër! Vetëm Presidenti i Republikës. Nëse duan t’i referohen Kushtetutës,ende në fuqi të Republikës, ky është neni. 92.gj.
Të tjerat janë komente, interpretime, llogje, blogje e ku e di unë çfarë tjetër! Nuk ju pëlqen Ilir Meta, ky është hesap tjetër. Le ta shkarkojnë, ta përçudnojnë ti bëjnë çtë duan.
Datën e zgjedhjeve e cakton Presidenti dhe zyrtarisht është data 13 Tetor 2019. Sa më takon, mendoj se vendi ka nevojë për zgjedhje parlamentare. Por edhe kjo është temë tjetër.
Lexoni Kushtetutën!

KOHA JONË SONDAZH

