Lezhjanët pritë kryeministrit dhe i bllokojnë rrugën për në Shkodër

Kryeministri Edi Rama ka kaluar ditën e sotme në qytetin e Lezhës për të shkuar në Vaun e Dejës dhe më pas në Pukë.

Për të dalë në rrugën Lezhë-Shkodër, Rama është detyruar të përshkojë një tjetër aks. Kjo, për shkak se mjaft qytetarë kishin bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër qeverisë.

Ndërsa protesta është zhvilluar në hyrje të rrugës për Shëngjin, kryeministri është detyruar të hyjë në rrugën e Ishull Lezhë për të kaluar mes përmes qytetit të Lezhës, duke shmangur kështu përplasjen me protestuesit dhe më pas duke dalë në rrugën kryesore Lezhë-Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Rama do të jetë sot në qytetin e Pukës në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?