FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lindita Nikolla: Çlirimi i Kosovës, vepër e UÇK dhe popullit kosovar

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka dhënë një mesazh me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës. Në mesazhin e saj Nikolla shkruan se çlirimi i Kosovës është vepër e UÇK e popullit kosovar, me mbështetjen e aleatëve të mëdhenj, ShBA e NATO.

“Sot është një ditë e shënuar për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët.

Çlirimi i Kosovës është vepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e popullit të Kosovës, me mbështetjen e aleatëve të mëdhenj të kombit shqiptar, ShBA dhe NATO.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova e pavarur dhe demokratike është rezultat i Kosovës së lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria qëndron në krah të Kosovës, për përballimin e sfidave të përbashkëta. Sepse sfidat e Kosovës janë edhe sfidat e Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës po bashkërendojnë diplomacinë parlamentare për përballimin e tyre.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, një kërkesë e drejtë dhe e merituar.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?