FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Listat për KLGJ e KLP, deputetja e PD: Me hetues të komunizmit, s’u reflektuan sugjerimet e ONM

Deputetja e partisë Demokratike Jorida Tabaku ka folur për listat e kandidatëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në studion e “News24”, deputetja demokrate u ndal tek shqetësimet e përcjella nga PD gjatë takimit të dy ditëve më parë për këshillin e Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE.

Tabaku tha se në këtë takim u shtrua pyetja se pse nuk u morën në konsideratë sugjerimet e ONM për kandidatët për KLP dhe KLGJ.

“Nuk ka pasur zëra nga opozita që kanë qenë kundër. Ne i bëmë pyetjen përfaqësuesve në takimin e Stabilizim-Asociimit, se përse nuk u morën në konsideratë sugjerimet e ONM. Në listën finale të kandidatëve kanë qenë persona që kanë hetuar gjatë komunizmit, presona që prekeshin nga dekriminalizmi, apo që nuk kishin eksperiencën e duhur. Pora PD mbështeti faktet e dhëna nga ONM. Aktualisht në KLGJ dhe KLP ka persona që kanë hetuar dhe kanë dhënë dënime gjatë komunizmit”, u shpreh deputetja Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, deputetja demokrate u ndal tek numri i lartë e qytetarëve shqiptarë që kërkojnë azil në vendet e BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shqipëria duhet të marrë parasysh rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE. Kjo situatë ka ardhur për shkak të vështirësive ekonomike, taksave dhe papunësisë”, tha Tabaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?