Lleshaj: Përpjekja e opozitës sot, e ngjashme me skenat e Gruevskit në 2017

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e krahasoi situatën e sotme në Kuvend, me atë të parlamentit të Maqedonisë në 2017.

Në një status në twitter, Lleshaj thotë se opozita bëri atë që ish-kryeministri Gruevski bëri në Kuvendin e e FYROM në prill të 2017.

Lleshaj: Përpjekja e sotme ishte shumë e ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja. Maqedonia e Veriut në NATO është interes edhe i Shqipërisë. Përpjekja e opozitës për të njollosur solemnitetin atlantik të një vendimi në Kuvend, është turp dhe dëshpërim. Asgjë nuk e ndalon vullnetin e njerëzve të lirë të Ballkanit për t’u bashkuar në NATO dhe BE. Urime për Maqedoninë e Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?