FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lu: Palët të punojnë për një reformë gjyqësore për rezultate

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu këmbëngul në qëndrimin që palët politike në vend duhet të punojnë për një reformë gjyqësore për rezultate.

Një deklaratë të tillë ai e ka dhënë teksa ka folur sot nga Muzeu Historik Kombëtar në aktivitetin “Historia e Amerikës në sytë e adoleshentëve” .

Ai ka shtuar se vendi po përjeton ndryshime të jashtëzakonshme dhe se po kalon në faza interesante. Lu theksoi se historia e Amerikës shpreson që të jetë frymëzuese për të gjithë shqiptarët, sidomos të rinjtë për të krijuar një të ardhme të sigurtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria po përjeton ndryshime të jashtëzakonshme. Ajo po kalon në faza shumë interesante. Po punohet për reformën gjyqësore. Uroj që historia e Amerikës të jetë frymëzuese për ju dhe të rinjtë. Të zbatohet reforma gjyqësore për rezultate, i bëj thirrje politikës që të punojë për Reformën në Drejtësi’ tha Lu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?