Luan Rama: 21 dhjetori i Stalinit dhe 21 dhjetori i Ramës kundër SHBA

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka komentuar votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB, më 21 dhjetor të vitit të kaluar.

Në një shënim në Facebook, Luan Rama thotë se 21 dhjetori njihet si ditëlindja e Stalinit, por tashmë do mbahet mend edhe si pabesia e Ramës kundër SHBA në OKB.

Deklarata e Luan Ramës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej 21 dhjetorit, në 21 dhjetor dhe Edi Rama në mes!…

Swiss Digital Mobile Reklama

Është një shesh në Tiranë që të gjithë e njohin si “21 dhjetori” e këtë adresë të japin sa herë i referohen atij, emërtim i lidhur me faktin se aty pranë gjatë viteve të ndërtimit të socializmit, gjendej ndërmarrja e ndërtimit “21 dhjetori”, e pagëzuar kështu në kujtim të ditëlindjes së Stalinit.

Edhe pse Shqipërinë e sotme nuk e lidh më asgjë me Stalinin, 21 dhjetori i ditëlindjes së tij vazhdon të jetë toponimi i atij sheshi, si një referencë turpi prej një historie të shkuar!

E si të mos na mjaftonte 21 dhjetori i parë i Stalinit, Edi Rama i dha Shqipërisë edhe një 21 dhjetor të dytë, 21 dhjetorin e dytë të Edi Ramës, si një referencë tjetër turpi, e më shumë se kaq, edhe si referencë pabesie e mosmirënjohjeje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me votën e Shqipërisë kundër nismës së Presidentit të SHBA në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?