Luan Rama: Inkurajim, besim dhe mbështetje për SPAK-un

Zëvendëskryetari i LSI Luan Rama ka shprehur qëndrimin e LSI-së pas fillimit të punës së SPAK-ut përmes një statusi të publikuar në faqen e tij në fb, por edhe të shpërndarë përmes zyrës së shtypit të LSI.

Për zëvendëskryetarin e LSI-së, “Mbështetja e SHBA për SPAK-un, garanci e madhe që shqiptarët të presin me besim jetësimin e një institucioni të pandikuar politikisht dhe kredibël në zbatimin e ligjit”.

Ja qëndrimi i plotë i zëvendëskryetarit të LSI-së Luan Rama:
“Me betimin e trupës së prokurorëve të SPAK-ut para Presidentit të Republikë, nis nga puna një prej institucioneve më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Inkurajim, besim dhe mbështetje të plotë për SPAK-un, në zbatim të ligjit me integritet moral dhe profesional.

Swiss Digital Mobile Reklama

Suksese SPAK-ut në përmbushjen të misionit dhe pritshmërive në zbatim të ligjit.

Mbështetja e SHBA për SPAK-un, garanci e madhe që shqiptarët të presin me besim jetësimin e një institucioni të pandikuar politikisht dhe kredibël në zbatimin e ligjit, në luftën e vendosur dhe me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?