Luan Rama: LSI pretendon 3 mandate në Vlorë dhe dyfishin e votave!

Drejtuesi i politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Vlorës, Luan Rama është shprehur se LSI pretendon 3 mandate në këtë qark.

“Është një situatë interesante, pasi nga informacioni që ne kemi na rezulton një pjesëmarrje e mirë e votuesve të LSI dhe presim një rezultat me dyfishin e votave që kemi pasur 4 vite më parë. Kemi indikacione që ky lloj trendi, si për shembull në zonën e Selenicës, të vazhdojë edhe më tej. Pretendojmë të dyfishojmë votat, që përkthehen në 3 mandate në Vlorë.

Ne kemi zhvilluar një fushatë intensive në Vlorë dhe presim të kemi rezultate surprizë në kuptimin pozitivë në qytetin e Vlorës, Sarandë. Kemi prekur shtresa votuesish që nuk kanë qenë pjesëmarrës në votime, por edhe që kanë qenë votues të PS dhe nuk e kanë gjetur më veten aty. Vlora ka bërë gjithmonë kthesa në interes qytetare. Ne do të jemi mazhorancë edhe në qarkun e Vlorës”, tha Luan Rama për A2.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?