Luan Rama: Protestë madhështore e njerëzve të lirë, faleminderit dhe mirënjohje!
Të shumta kanë qenë reagimet mbi protestën e sotme qytetare përpara Kryeministrisë.
Reagimi i radhës nga ana e LSI-së, ka ardhur nga Zëvendëskryetari Luan Rama.
Në një postim në Facebook, Rama shpreh falënderimet dhe mirënjohjet e tij, si dhe shkruan se kjo ishte protestë madhështore e njerëzve të lirë, një manifestim dinjitoz dhe solidaritet qytetar.
“Sot një ditë e bukur për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë; demokracia në dorë të qytetarëve!” – shkruan Rama në Facebook.
Më poshtë statusi i plotë i Zëvendëskryetarit të LSI-së:
Protestë madhështore e njerëzve të lirë!
Manifestim dinjitoz, forcë dhe solidaritet qytetar!
Sot një ditë e bukur për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë; demokracia në dorë të qytetarëve!
Faleminderit dhe mirënjohje!
KOHA JONË SONDAZH

