Lubonja: Rrugëdalja nga kriza politike nuk duhet të pritet nga ndërkombëtarët

Analisti Fatos Lubonja në një lidhje me Skype për “News 24”, u shpreh se rrugëdaljen nga kjo krizë politike nuk duhet ta presim nga ndërkombëtarët, pasi sipas tij, ata janë pjesë e këtij problemi dhe jo zgjidhjes së saj.

“Ata janë më të lumtur me “Status Quo”. Për ta stabiliteti është më i rëndësishëm se procesi demokratik në Shqipëri. Unë i konsideroj më shumë si pjesë e problemeve dhe jo e zgjidhjes. Mendoj se nuk duhet të presim nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e situatës. Çëshjta e ndërkombëtarëve kërkon shumë diskutim. Shqiptarët kanë mbetur peng e këtyre politikav”, u shpreh Lubonja.

I pyetur më tej se cila mund të jetë rrugëdalja për krizën, ai u shpreh: “Rrugdaljet mund të jenë të shumta po varet nga dalja, se ku na nxjerr. Të tjera dalje mendon  Kryeminisistri, të tjera opozita, qytetarët e ndërkombëtarët. Me rrugëdalje mendojmë rikthimin e normalitetit. Për opozitën nuk është rikthimi në gjendjen e mëparshme, për kryeministrin po. Çëshja e rrugëdaljes është komplekse”, u shpreh më tej ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?