”Luli t’rren edhe për orën”/ Me fjalët e Topallit, Balla i përgjigjet Bashës
”Lulin me e pyt edhe sa është ora ai veç t’rren”. Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, ka zgjedhur këtë shprehje të Jozefina Topallit, për t’iu përgjigjur akuzave të kryedemokratit Basha për rastin ”Xhisiela”.
Në një postim në facebook, Balla shkruan se Jozefina Topalli do mbahet mend gjatë kur thoshte se Lulin me e pyt edhe sa është ora ai veç t’rren. Ndërsa e konsideron ngjarjen një ”inskenim idiotesk”, Balla shkruan se të gjithë e dinë që Lulzim Basha po gënjen me këtë histori.
”Edhe deputetët e tu e dinë Lulzim që ti po gënjen. Nuk kam qenë në Fushë Krujë, o Lul! Javën tjetër bëhu gati të vish ne gjykatë si përfaqësuesi me i lartë dhe më i aftë për të genjyer i një kokrre gënjeshtari si Nuhu yt o Nuli i këtij vendi”.
KOHA JONË SONDAZH

