FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lulzim Basha fillon turin ndërkombëtar

Pas dorëzimit të mandateve të opozitës në Kryesinë e Kuvendit, Kryedemokrati Lulzim Basha, nesër do të nisë një tur ndërkombëtar.

Basha do të jetë nesër në Vjenë ku do të takojë kongresmenët amerikanë, ndërsa javën tjetër do të udhëtojë drejt Berlinit ku do të zhvillojë takime me deputetë të CDU/CSU. Në Vienë ndodhet aktualisht dhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në një takim të OSBE.

Qëllimi i takimeve të kryedemokratit me zyrtarët e lartë, është për të arsyetuar se përse opozita vendosi të djegë mandatet dhe si dhe për të fituar mbështetjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?