FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lulzim Basha në Dibër, fton qytetarët në protestë më 16 mars

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ndodhet në Dibër sot dhe ka nisur takimet me qytetarët. Ai do t’i ftojë dibranët në protestën kombëtare të 16 marsit, që do të mbahet përpara Kryeministrisë të shtunën.

Basha u jep dorën qytetarëve ndërsa ecën në rrugët e qytetit dhe i fton: Më 16 mars, të shtunën, ju pres në Tiranë!

Pronari i një lokali i tha kreut të opozitës: Biznesi është përtokë. Të jesh mes malit e të nos kesh ujë, është katastrofë. Papunësia klatastrofë. Ishalla bëhet më mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju jeni ngritur në protestë në Dibër”, – i tha Basha. “Ju ftoj më 16 mars në protestë në Tiranë për të ulur taksat dhe rritur miërëqenien. Në rradhë të parë të largojmë këtë pengesë. Të mos jetë Dibra çiflig as i kriminelëve as i hajdutëve, por t’i kthejmë Dibrën dibranëve dhe Shqipërinë shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një banor vërejti: “Është fatkeqësi që është e majta në pushtet.’ Basha reagoi: “Është krimi në pushtet, jo e majta. Do ta heqim”.

LIVE - Kryetari Lulzim Basha në Dibër 13.03.2019

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?