Lulzim Basha shkërmoq edhe aleancën me LSI

Mes PD dhe LSI nuk ka më miqësi dhe aleancë. Ftohja e ndjeshme e marrëdhënieve mes tyre, përveç mungesës së takimeve zyrtare, u vu re dhe në këto seanca të para parlamentare. Gjatë votimit për kryetaren Lindita Nikolla, ndërsa demokratët grisën në mënyrë demonstrative fletët e votimit, 4 deputetët e LSI-së e hodhën në kuti votën e tyre kundër. Edhe gjatë seancës të së hënës, ata nuk iu bashkuan demokratëve që u larguan nga seanca në formë proteste. Shkas u bë mungesa e përfshirjes së deputetëve të LSI-së në komisionet parlamentare. Socialistët kërkuan që kjo çështje të zgjidhej më vonë dhe votimi të bëhej në seancën e radhës dhe që demokratët të rishikonin përfaqësimin e tyre për të krijuar hapësira dhe për deputetët e LSI-së duke ruajtur raportet shumicë-pakicë në komisione. Por kjo u konsiderua nga demokratët si një “shkelje e rregullores për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të opozitës” shkruan VOA.

Lulzim Basha pasi largoi ish-liderin e PD-së, Berisha, ka vendosur të luftojë edhe LSI.

Mesa duket kjo situatë në opozitë i intereson kryeministrit Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?