FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Majko: Politikanët të merren vesh me njëri-tjetrin

Deputeti Pandeli Majko duke uruar sot besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin, përcolli edhe një mesazh për politikën.

“Është pak rutinë deri diku e bezdisshme sidomos këto ditët e fundit, edhe për shkak të krizës politike që ne politikanët jemi përfaqësues të urimit, pasi kemi shumë detyra pa bërë qoftë përpara njerëzve, qoftë përpara zotit. Megjithatë më lejoni që me rastin e mbarimit të muajit të agjërimit uroj të gjithë besimtarët e besimit islam vëllezërve dhe motrave shqiptarë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni dhe kudo që ndodhen zoti t’jua pranojë agjërimet dhe për të gjithë të tjerët mbarësi. Ne politikanëve me pak mend në kokë që të merremi vesh me njëri-tjetrin”, tha ai.

Kurse kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh: “Do të doja të uroja besimtarët gëzuar Bajramin, pas një muaj sakrificash sot është dita e mirësisë dhe shpresës. Sofrat e besimtarëve kanë qenë të shtruar me njerëz të barabartë para zotit. Ramazani vjen si mirësi dhe unë besoj dhe uroj që pas këtij Ramazani të jenë më të mirë me human dhe më mbështetës. Uroj që të kemi dalë nga ky bajrami më solidarë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?