FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Majko: Vezët në Kuvend janë vajtim i “klloçkës”

Nga Pandeli Majko*-Prestigji i një kombi është i ndërlidhur me reputacionin e pushtetit. Kjo lidhet me faktin se ajo që të tjerët mendojnë për ne është po aq e rëndësishme sa ajo që ne jemi në të vërtetë.
Në Kuvendin e Shqipërisë sot “hynë” për herë të parë vezët. Kur udhëhiqemi nga ajo që dimë se nuk duam, jemi gati ta transformojmë veten në dicka që është krejt e ndryshme nga ajo që imagjinojmë të bëhemi.

depu
Politika po mbytet nga njerzit që pretendojnë se kanë epërsi morale dhe ja u mohojnë këtë kundërshtarëve të tyre. Drejtësia nuk mund të jetë një diskutim retorik për krimin. Askush sot nuk akuzon gjykatësit apo prokurorët të cilët të lirojnë për “një gërhimë”, por meret me qeverinë e cila në emërimet e drejtësisë e ka influencën zero.
Sot ne Kuvend u thyen disa vezë. “Gjella” e të bërit opozitë me vezët e mungesës së rendit politik është justifikim i drejtësisë së korruptuar. Vezët e thyera ne Kuvend janë vajtim i “kllockës” së munguar. Sigurisht.

*Koment i autorit në Facebook

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?