FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maks Velo: Teatri nuk duhet të prishet, ai mund të restaurohet

Maks Velo ka folur sot para godinës së Teatrit. Ai ka thënë se “E para për çështjen e zjarrit. Është i vetmi institucion që ka një pishinë. Nëse pishina mbushet me ujë mund të shuhet zjarri. E dyta, shikoni sa dyer janë. Nuk ka institucion me kaq dyer.

Ky nuk është Teatri Kombëtar. Ky është arti i kombit. Këtu ka filluar baleti, këtu ka filluar opera. Këtu filloi ansambli i ushtrisë. Këtu kam qenë në 53-in kur Mustafa Krantja çeli filarmoninë. Prej këtu ishte “Kinostudio numër 2”. Të gjithë aktorët e filave ishin të Teatrit. Ne kishim të njëjtët aktorë. Këtu kanë ardhur teatrot e rretheve. Ata e kanë si tempull.

Ky nuk është një Teatër Kombëtar, por një Teatër Ndërkombëtar sepse këtu kanë luajtur teatri i Shkupit, teatri i Beogradit, tetari i Pragës, ansamble nga Kina, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky teatër ka krijuar edhe fakultetin e dramës sepse nga këtu ishin në fillim klasat dhe këtu jepej mësimi. Ky ka vlera multidimensionale. Kjo godinë mund të restaurohet në mënyrë perfekte dhe të gjitha gjërat që mungojnë mund të bëhen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngrohja? Mund ta bëjmë këtu dhe ta çojmë atje. Mund të bëhet një kat nën tokë dhe mund ta zgjidhim mangësinë që ka teatri. Zgjidhja është e lehtë, është e mundshme, është perfekte dhe është që të restaurohet” – tha Velo që në të kaluarën ka mbajtur shpesh krahun e kryeministrit Rama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?