Maliqi me tone të ashpra ndaj politikanëve: Vetting-u do iu nxirrte lakuriq

Deputeti Lefter Maliqi u ka dhënë një mesazh të fortë politinëve në seancën e sotme plenare, teksa ka deklaruar se politikanët nuk duan Vetting, pasi do të dilnin lakuriq. Duke e nisur fjalën e tij me vargjet e Reshat Arbanës “hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhep e mbushni arka, … ju gjeti dreka, milionerë ju gjeti darka”, deputeti u shpreh se politikanët, përfshi edhe ish-ministra të opozitës, nuk e dinë ku i kanë vilat. Sipas tij, sistemi elektoral pas 2008-ës nxori kriminelë me pranga, kryebashkiakë të arrestuar kudo.

“Unë do citoj 2-3 rreshta të Reshat Arbanës “Hani pini dhe rrëmbeni, mbushni xhep e mbushni arka, … ju gjeti dreka, milionerë ju gjeti darka”. Ju nuk doni të bëhet Vettingu, pasi dilni lakuriq. Po të bëhet Vettingu, ju dhe disa ish-ministra të opozitës, e dini si dilni ju, nuk e dini ku i keni vilat. Ky sistem pas 2008 nxori kriminelë me pranga, kryebashkiakë të arrestuar në Itali, Greqi e kudo.

A e dini çfarë ka pjellë ky Kuvend? Milionerë, të pasur, që blejnë votat në çdo qendër votimi. Në zonën time të vijë Rama të konkurrojë pa lekë, zonë me 6 qendra votimi, po fitoi i jap dorën. Rama dhe Basha vazhdojnë të kenë marrëveshje. Këta nuk duan të ndryshojnë sistemin parlamentar, sepse kanë frikë. Ju deputetët guxoni të dilni kundër Ramës? Içik e ngriti zërin Bushati, dhe po e degjenerojnë. Ky është sistemi i fëlliqur i këtyre, për t’i marrë të gjitha sistemet për vete. Kush janë dy-tre të fortët që bëjnë emërimet?

Swiss Digital Desktop Reklama

E shkatërruan këtë vend, unë jam që të bëhet një marrëveshje të ndryshohet sistemi zgjedhor dhe të shpëtojë ky vend. Ju këtu keni thënë “do arrestohet Ilir Meta”, por i pari është “peshkaqeni”, që ka miliona e miliona, ka dhe Surrelin. Ju nuk jetoni me realitetin, juve s’ua mban të vini në zonë të takoni qytetarët. Kanë ikur 300 mijë shqiptarë, se po të ishin ato këtu e kishin marrë këtë të gjatin e kishin hedhur në kosh plehrash. Nëse e doni këtë vend, duhet të ndryshohet sistemi elektoral”, deklaroi Maliqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?