FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maliqi në protestë: ”Poshtë diktatura”, populli të marrë në dorë fatin

Deputeti që mori mandatin nga PD-ja, Lefter Maliqi i është bashkuar protestës madhështore të opozitës politike. Përmes një postimi në facebook ku lështon thirrjet ”Poshtë Diaktatura”, Maliqi thotë se populli duhet të marrë në dorë fatet e vendit. ”Sot është dita nesër do jetë vonë. I bashkohem me zemër e shpirt demokratëve të ndershëm dhe socialistëve të zhgënjyer që duan shkëputjen përfundimtare nga Rilindja e krimit dhe e korrupsionit. Rroftë Shqiperia, rroftë Demokracia, poshtë Diktatura”,-shkruan Maliqi në facebook.

Postimi i plotë

Drejtë Protestës. Kunder zgjedhjeve farsë të 30 Qershorit.Kundra instalimit të diktatures. Kundra oligarkëve, bandave, trafikantëve qe kane kapur Qeverine,qe perdoren per blerje, shantazhime, kercenime votuesish Pro zgjedhjeve të lira, te ndershme. Pro zhvillimit ekonomik, sigurise ne vend dhe ëndrres Europiane. Qeveri teknike, zgjedhje te parakohshme, ndryshim sistemi elektoral. Populli të marrë ne dore fatet e vendit dhe te vendos me vote te dretperdrejt te lire e te ndershme per deputet qe do dhe Qeverinë qe do. Sot është dita neser do jetë vonë. I bashkohem me zemer e shpirt demokratëve te ndershem dhe socialisteve te zhgenjyer qe duan shkeputjen perfundimtare nga Rilindja e krimit dhe e korrupsionit. Rrofte Shqiperia, rrofte Demokracia, poshte Diktatura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?