FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maliqi: Reforma zgjedhore mbetet Kryefjala e vetme e zgjidhjes së krizës politike

Nga Lefter Maliqi

Pse kanë frikë nga sistemi elektoral mazhoritar i pastër me 100 zona?? Reforma zgjedhore mbetet Kryefjala e vetme e zgjidhjes së krizës politike dhe ekonomike në vend.

Sistemi elektoral aktual ku për çdo gjë vendosin Kryetarët dhe populli voton partitë është i dështuar. Sistemi aktual elektoral solli krizë të rëndë politike dhe ekonomike, ku parlamenti u mbush me deputetë listë të inkriminuar, me të shkuar të errët kriminale, pa nivel arsimor e intelektual, biznesmenë e të fortë me para të pista ku disa deputetë u arrestuan dhe disa u përjashtuan. Kjo frymë e këtij parlamenti të deshtuar për shkak të këtij sistemi elektoral u shtri dhe tek pushteti lokal dhe drejtuesit e administratës së shtetit. Raporti OSBE,ODHIR -it ,zyrtarët Amerikanë dhe Gjermanë kanë folur qartë. Reforma zgjedhore domosdoshmëri. E vetmja zgjidhje është ndryshimi i sistemit aktual në sitën mazhoritar të pastër me 100 zona dhe 100 deputetë. Populli vendos vetë me votë se kush deputet ka integritet, popullaritet, aftësi. Pasi populli i njeh mire në zonat e tyre se kush janë, kush kanë qenë, si kanë punuar, janë apo jo të ndershëm, të paster, intelektual etj dhe zgjedhin me votë të drejtperdrejtë më të mirin që do i përfaqesojë në çdo zonë. Sistemin mazhoritar e kanë frikë deputetë, ministrat aktual pasi populli nuk i voton në zonat e tyre, pasi janë pasuruar në kurriz të tyre, janë kthyer në pashallarë dhe kanë abuzuar me pushtetin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?