FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: Droga e Maminasit është shitur në Itali! Fakti që s’u vra askush…

Nga Ylli Manjani

Doktori nxori dje në publik një denoncim sipas te cilit “droga e sekuestruar e Maminasit është shitur tashmë në Itali…” Ndjesia më sugjeron fuqishëm që kjo gjë duhet besuar. Sinqerisht tentoj ta besoj këtë gjë.

Duhet të pranoj që ndjesia jo gjithmonë nxit arsyetime të drejta, por në kushtet e mungesës së informacionit zyrtar cilido gjykon me ndjesitë e tij/saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka llogjikë që të sekuestrohet një sasi kaq e madhe, për të cilën porositësit kanë parapaguar, kanë marrë dhe garanci politike dhe të mos vritet askush…

Swiss Digital Mobile Reklama

E vetmja llogjikë që e spjegon këtë realitet është që “porositësve” ju është dhënë malli mbrapsht.

Megjithatë, prokuroria ka barrën publike të provojë të kundërtën. Të tregojë se ku është malli i sekuestruar sipas inventarit të aktit të bllokimit. Të tregojë mallin e sekuestruar dhe jo eventualisht të zëvendësuar me niseshté…

Uroj të mos jetë asgjesuar pa vendim ose praninë e Prokurorit, siç ka ndodhur në të shkuarën!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?