Manjani: Edi Rama, ministri i Jashtëm më i dobët që kemi pasur ndonjëherë

Ish-ministri Ylli Manjani ka bërë një bilanc të drejtimit të Ministrisë së Jashtme nga Edi Rama në dy vitet e fundit. Manjani shprehet se Rama do të mbahet mend si ministri më i dobët që ka pasur vendi.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:

Zyrtarisht ministri i jashtëm më pa rezultate në historinë e Shqipërisë mbetet Edi Rama. Ky i fundit e mbajti këtë detyrë prej 2 vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto dy vite Shqipëria vetëm u largua nga Europa, ftohu ndjeshëm marrëdhëniet me Gjermaninë, ngriu marrëdhëniet me Këshillin e Europës, nuk pati asnjë rol për të luajtur në NATO.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vitin e fundit madje, drejtuam dhe OSBE-në, por hiçgjë bëri ministri ynë i jashtëm Rama. As vendin e Komisionerit të mediave nuk arriti ta marrë për të emëruar Ditmir Bushatin.

Asnjë rezultat as në mbështetje të Kosovës. Asnjë shtet i ri nuk e njohu Kosovën, sa kohë Edi Rama drejtoi ministrinë e Jashtme. Nuk luajti dot asnjë rol, as indirekt në nënshkrimin e protokolleve Kosovë-SHBA dhe SHBA- Serbi.

I vetmi sukses ishte dështimi i idesë së Edi Ramës për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sa i takon minischengen-it, kjo është prova fatale se si politika e jashtme e Esi Ramës dështoi të afrojë Shqipërinë me Europën dhe vetë Schengenin! Është provë që u nisëm për Bruksel dhe devijuam në Beograd!!! Ndaj ministër të jashtëm më të dobët se Edi Rama nuk kemi patur asnjëherë!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?