Manjani: Jetojmë në Republikën e dhunës së të fortëve dhe të idiotëve

Duke marrë shkas me zhvillimet më të fundit me rastin “Babalja”, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se përtej asaj që thuhet, fakti është që droga është bisnes qeveritar.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Manjani shprehet se jetojmë në Republikën e dhunës së të fortëve dhe të idiotëve që i ha miza për çdo fjalë që dëgjojnë

Komenti i plotë i Ylli Manjanit

Swiss Digital Desktop Reklama

Miza nën kësulë…

Swiss Digital Mobile Reklama

————

Me aktor apo me personazhe realë, nuk është ky thebi!

Nëse vërtetë një aktor ka luajtur një rol, aq më keq për qeverinë, se e bën atë budallaqe përveç se të ligë!

Fakti është që droga është bisnes qeveritar; Agroni shkoi në burg; Fatmiri ende bën ligjin dhe drejtësinë; Edëini bën telallin e sundimit të krimit.

Prokuroria është thjesht instrument i qeverisë, për aq kohë sa nuk merret me thelbin, pra me trafikun e drogës dhe me krimin.

Jetojmë në Republikën e dhunës së të fortëve dhe të idiotëve që i ha miza për çdo fjalë që dëgjojnë.

Kush guxon të denoncojë shpallet armik dhe arrestohet! Arëyeja e arrestimit është se i aktivizon “mizën nën kësulë” qeverisë.

 

Degjenerim…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?