Manjani: Ka rënë Universiteti, lërini pagat
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për skandalin që ka përfshirë Ministrinë e Arsimit, për mosdhënien e pagës së janarit për pedagogët dhe administratës. Në një status në facebook, Manjani shkruan se kushtetuta thotë se Universitetet janë autonome. ”Qeveria, që s’ka lidhje me Kushtetutën, në mënyrë “autonome” ju ndalon dhe pagat”.
Thirrja e Manjanit ndaj pedagogëve është që ka rënë sistemi kushtetues, për të cilin shton se askush nuk flet, por vetëm kur ju ndalet paga. Ai e cilëson të vonuar reagimin e tyre, që për të është i veshur me konflikte interesi.
”Kur bie sistemi kushtetues, askush nuk flet! Të gjithë flasin kur ju ndalet paga! Ndjesë, por është reagim i vonuar dhe i mbuluar me konflikt interesi, ndonëse interesi është legjitim! Ju ka rënë Universiteti, të nderuar Profesorë! Ndaj ska se si të mos ju bien pagat”,-shkruan më tej ish-ministri i Drejtësisë.
Statusi
Pedagogët pa rroga?!
Normale. Në këtë situatë paligjshmërie kjo është efekt anësor.
Kushtetuta thotë se Universitetet janë autonome. Qeveria, që ska lidhje me Kushtetutën, në mënyrë “autonome” ju ndalon dhe pagat…
Se ç’punë ka qeveria me pagat e profesorëve, vetëm ligji i hashashit e justifikon!
Çështja është më e thellë.
Kur bie sistemi kushtetues, askush nuk flet! Të gjithë flasin kur ju ndalet paga!
Ndjesë, por është reagim i vonuar dhe i mbuluar me konflikt interesi, ndonëse interesi është legjitim!
Ju ka rënë Universiteti, të nderuar Profesorë! Ndaj ska se si të mos ju bien pagat!
Profesorati ka më shumë potencë reaguese sesa thjesht për pagat e veta.
Shoqëria pret më shumë nga ata, kur qeveria shkel Kushtetutën.
KOHA JONË SONDAZH

