FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani kundër Presidentit të PE: Nuk vendos ai për Shqipërinë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit të Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, i cili tha se është e mundshme që kampet e refugjatëve të ngrihen në Shqipëri ose në Maqedoninë Veriore.

Manjani teksa i drejtohet presidentit Tajan thotë se ai duhet t’i presë te salla e parlamentit që drejton, pasi aty zyrtarët rrinë kot.

“Nuk kanë fuqi të vendosin për BE, ndaj s’ka se si të vendosin për Shqipërinë”, shkruan Manjani në Twitter

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Manjanit

Swiss Digital Mobile Reklama

Se ç’është njëfarê Tajani, që e shihka Shqipërinë si vend grumbullimi Refugjatësh! President i Paralamentit Europian- thonë se është! T’i presë te salla e parlamentit që drejton! Aty rrinë zyrtarë kot! Nuk kanë fuqi të vendosin për BE, ndaj s’ka se si të vendosin për Shqipërinë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?