Manjani: Më vjen keq për Sandër Lleshajn që gjendet mes këtyre poshtërsive

Nga Ylli Manjani

Policia dje, arrestoi me shumë bujë një prokuror në Gjirokastër në sallën e gjyqit.

U raportua se arrestimi u bë me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rëna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po dje pasdite, Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi se nuk ka asnjë urdhër/vendim arresti për prokurorin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani, ligjërisht Policia ose duhet të tregojë që arrestin e bëri në flagrancë, pra e zuri duke marrë bakshish aty për aty, ose ajo togë (shpurë policësh) duhet të hyjnë të gjithë në burg.

Kanë dhunuar, shkelur e përçudnuar të gjitha ligjet e këtij shteti!

Ky është një rast që ndër të tjera, provon se ndryshimi i Ministrit nuk solli ndryshimin e sjelljes!

Më vjen keq për Sandër Lleshajn që gjendet në mes të këtyre poshtërsive që vetëm policia e Enver Hoxhës i ka bërë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?