Manjani: Personalizimi i betejës politike është gabim

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur se personalizimi i betejës politike është gabim.

Në një postim në Facebook, Manjani tha se sfida më e madhe sot është mposhtja e regjimit të vendosur.

Postimi plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

E megjithatë, prap mendoj se duke personalizuar betejën politike është gabim!

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama, Basha, Monika etj, janë të mirë dhe njëkohësisht të këqinj si çdo qenie tjetër njerëzore. Nuk ka njeri pa huqe.

Politika nuk mund të kufizohet tek “të mirat” e “të këqijat” personale.

Beteja sot bëhet me një rregjim, me një model i cili sundon mbi çdo normë e rregull. Në këtë model Rama gjykohet si autor, por Erioni, Sajmiri, Gramozi, Fatmiri etj janë pjesë e këtij modeli.

Asnjë iluzion se të tjerët rrotull Ramës janë më të mirë se Ai!

Ky është gabimi fatal i cilitdo që sheh shpresë tek përplasjet brenda rregjimit!

Sfida sot është mposhtja e këtij rregjimi, pa asnjë dyshim. Bashkë me të edhe rrëzimin e Ramës, Erionit, Gramozit e gjithë sunduesve që janë aty.

Sfida tjetër është të mos lejojmë rregjimin tjetër zëvendësues.

Kjo arrihet duke mos e personalizuar politikën!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?