FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani pret raporterët e Komisionit të Venecias

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka pritur sot në takim raporterët e Komisionit të Venecias, në vijim të axhendës që ata kishin planifikuar gjatë vizitës në Tiranë.

Gjatë këtij takimi, të pranishmit kanë bashkëbiseduar mbi disa çështje me mjaft rëndësi që lidhen me reformën në drejtësi, sikurse ishin roli i Ministrit të Drejtësisë në raport me sistemin gjyqësor si dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Gjithashtu gjatë diskutimit me rëndësi u cilësuan edhe çështjet që lidhen me procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa është folur edhe mbi parimin e karrierës dhe rekrutimin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Manjani dhe raporterët e Komisionit të Venecias kanë shkëmbyer mendime mbi procesin konsensual të hartimit të ndryshimeve kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të pranishmit kanë vlerësuar nevojën për vijimin e bashkëpunimit gjatë procesit të hartimit të ligjeve në zbatim të reformës./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?