Manjani: Qeveria në hall me kanabis, Ambasadorët s’kanë parë gjë
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas marrëveshjes që qeveria Shqiptare firmosi dje me BE-në, për ardhjen e rojeve kufitare.
Në një postim në facebook, Manjani e cilëson si interesant faktin, se kur qeveria sipas tij është në hall para pyetjebe për kanabisin, fluturon në ajër me Guarda Di Finanzan.
”Ndërkohë në tokë e det nuk lë gjë pa bërë. Ambasadorët s’kanë parë gjë! Po pse e sulmojnë Sajmir Tahirin nuk e kuptoj?!! Për gjërat që si kanë parë?! More e duan reformën”,-shkruan Manjani.
Statusi
Interesante!
Sa herë qeveria gjendet në hall para pyetjeve për kanabis-in, fluturon në ajër me Guarda Di Finanza-n!!!
Ndërkohë në tokë e det nuk lë gjë pa bërë…
Ambasadorët s’kanë parë gjë! Po pse e sulmojnë Sajmir Tahirin nuk e kuptoj?!! Për gjërat që si kanë parë?!
More e duan reformën…
KOHA JONË SONDAZH

