FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani, Ramës: Jepi! Shkatërro çdo qelizë demokracie në këtë vend!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për nismën e prezantuar sot nga Edi Rama për ndalimin e koalicioneve dhe rritjen e pragut elektoral. Në një postim në Facebook, Manjani shprehet se qëndrimet e Edi Ramës do të thonë shkatërrim i çdo qelize demokracie në vend.

“Pra përveçse ndalon koalicionet, kërkon edhe të shpërndajë parti politike!!!! “Subjekti unikal” do të thotë në shqip, të shkrihen shumë parti. Hë ta lumsha! Jepi! Çoje deri në fund! Shkatërro çdo qelizë demokracie në këtë vend! Nxirrja ujët e zi këtij vendi e të biem rehat të gjithë!”,- shprehet Manjani në një postim në Facebook.

Lexoni edhe…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?