Manjani: Si erdhi koha?! Sot të kritikosh qeverinë quhet krim i rëndë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se krim i rëndë sot nuk quhet më trafiku, as vrasjet në mjedise publike, korrupsioni dhe abuzimi me detyrën jo e jo, por e folura kritike nga qeverisë.

Në një status në facebook, Manjani shkruan se e drejta për të blafemuar ndaj pushtetit është thelbi i lirisë së shprehjes, sipas Konventës Europiane të të drejtave të njeriut, ndërsa konventa inter-kontinentale e Edvin Rilindasit kritikën e quan shpifje

Postimi i Ylli Manjanit

Swiss Digital Desktop Reklama

Si erdhi koha?!
Krim i rëndë sot nuk quhet më trafiku, as vrasjet në mjedise publike. Korrupsioni dhe abuzimi me detyrën jo e jo!

Swiss Digital Mobile Reklama

Krim i rëndë sot quhet e folura kritike ndaj qeverisë!!!

E drejta për të blafemuar ndaj pushtetit është thelbi i lirisë së shprehjes, sipas Konventës Europiane të të drejtave të njeriut.

Ndërsa konventa inter-kontinentale e Edvin Rilindasit kritikën e quan shpifje!!

Ndërkohë krimet e skandalet kriminale që bëjnë vetë i kanë në themel të kushtetutës dhe konventave të tyre!

Në bazë të neneve të këtyre kodeve kriminale, urdhëron Krimet e Rënda ta hetojnë ata që flasin!!

Dhe këta të fundit zbatojnë urdhërat…

Hë ta lumsha o pushtet!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?