FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mashtrim i ulët i Taulant Ballës për Lulzim Bashën

Kreu i grupit parlamentar të PS dhe numri dy i partisë, Taulant Balla thotë se ka ‘zbuluar’ vendndodhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Balla, njeriu që ankohet gjitmonë se opozita e sulmon padrejtësisht, ka postuar një video që pretendon se është e ditës së sotme dhe sipas tij, kreu i PD ndodhet në plazh me familjen. “Ja pse nuk i donte zgjedhjet më 30 Qershor Luli?. Po kështu edhe Ilir Meta, Monika dhe Saliu. Sot është dita t’i ndëshkojmë me votë!” shkruan Balla, ndërsa poston një video të kryedemokratit Basha, teksa bën një shëtitje buzë detit, me bashkëshorten e tij.

Burime për “Koha Jonë” thanë se Lulzim Basha ndodhet në zyrën e tij gjatë gjithë ditës së sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për opozitën nuk ka zgjedhje sot, ndaj edhe sikur të ishin në plazh nuk do ishte ndonjë tradhti ndaj votuesve të tyre, por mashtrimi në këtë nivel i një zyrtari shtetëror tregon një problem serioz karakteri. Për sa gjëra të tjera ka mashtruar Tulant Balla këto ditë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse mashtrimi i Ballës u zbulua brenda pak minutave, numri dy i Partisë Socialiste ende nuk e ka hequr postimin e turpshëm që synon të deziformojë qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?