“Mazhoranca rrëmben anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mbyllur PPP-të 1 mld euro”

Presidenti Ilir Meta tha se arsyeja pse Partia Socialiste po tenton të rrëmbejë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për të mbyllur çështje të hapura si PPP-të me vlerën e 1 miliard eurove.

I ftuar në “Open”, Meta tha se është e turpshme të thërrasësh Komisionin e Venecias për një nen që e kanë shkruar vetë atë sa i përket mënyrës së përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Meta: Jemi bërë shteti më qesharak në botë falë kësaj mazhorance të papërgjegjshme, e cila fton Venecian që të na lexojë nenin 179 në Kushtetutë që e ka shkruar vetë Venecia. U shqetësuan për kallëzimin ndaj Dvoranit dhe çfarë bënë? Një ditë para se Venecia të vinte, këta miratuan ligjin natën dhe të fusin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nga oxhaku dhe të dhunojnë Kushtetutën në mënyrë të hapur dhe flagarante. Nuk e thirra Venecian se më vinte turp t’i thirrja dhe t’i pyesja pse e keni shkruar kështu. Në këtë çështje të jemi serioz. Nëse doni të bëni zhurmuesin, bëjeni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dushushi: Jo nuk e bëj zhurmuesin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meta: Nuk është interpretim këtu. Kushtetuta është e qartë. Mazhoranca thotë se do ta vjedh unë atë që të takon që këto PPP-të që janë 1 miliardë euro dhe të gjitha çështjet e tjera t’i mbyllë. Parlamenti i tha që atë ligjin e miratuam dje mos e fusni. Si do të ndiheshit ju? Çdo gjë që është shkruar në Kushtetutë është bërë nga Venecia. Këtu kemi të bëjmë me rrëmbim të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?