FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Mbaje fort zorrën more”, Berisha: Lahet bulevardi se do të vijë Rama (VIDEO)

Qytetarët e Vlorës kanë shprehur shqetësimet për kantierin e pastrimit që ishte ngritur në mes të natës në bulevard. Punëtorë me pompa me presion dhe zorra uji për tërë natën kanë larë pllakat sepse ishin njoftuar se do të vinte kryeministri Edi Rama për t’i përuruar.

Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka dënuar këtë punë skllavëruese të detyruar në funksion të fasadave shkëlqyese të kryeministrit. Në mesazhin e tij, krahas videos nga qytetari denoncuese, Berisha është shprehur:

“Punëtorët si skllevër lajnë gjithë natën bulevardin e Vlorës se e inauguron nesër Edvin Mafia, i cili i shkatërroi trafikun qytetit të Vlorës njëlloj si me sheshin e rrasave të gurit, tashmë të thyera e çara, në qendër të Tiranës! Lexoni denoncimin e qytetarit te revoltuar dixhital dhe shikoni videon e dërguar mbrëmë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?